Cristiano Ronaldo ka shfryrë mllefin e krijuar kohëve të fundit te Reali ndaj një futbollisti të Dortmundit. Ylli portugez bëri një gjest antisportiv në një rast duke e goditur dy herë një lojtar të Dortmund pa kontakt me topin. Kjo mënyrë e sjelljes së Ronaldos mund të merret parasysh nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s dhe nëse konsiderohet si fajtor, atëherë 31-vjeçari mund të dënohet me 3 ndeshje.