Është plot 145 vjeç. Dokumentet tregojnë se indoneziani Mbah Gotho, ka lindur në vitin 1870 dhe është cilësuar si njeriu më i vjetër në botë.

Ai kishte nisur të përgatitej për vdekjen e tij në vitin 1992, madje i bënë gati dhe varrin, por pas 24 vitesh ai është ende gjallë.

Ai ka tejkaluar dhe 10 motrat e vëllezërit, katër gratë e tij dhe fëmijët, të cilët nuk jetojnë më.

Megjithëse mosha e tij është impresionuese, Mbah tha për mediat vendase: “Ajo që dua është të vdes”.

Për tre muaj me radhë ai ka patur nevojë të lahet e të ushqehet, e sa vjen e dobësohet.