Shoqata e Shkrimtarëve dhe e artistëve, ka nisur një tur për të përkujtuar kontributin e dhënë në letërsi nga një plejadë e artë artistësh të cilët nuk jetojnë më. Turi ka nisur nga qyteti i Durrësit. Shkrimtarë e artistë nga Durrësi, Elbasani, Tirana, Shkodra etj, janë mbledhur në një takim në pallatin e kulturës, ku kanë përkujtuar kontributin e dhënë në letërsi një brez shkrimtarësh si Betim Muça, poetët Frederik Rreshpja i cilësuar si poeti i vetmisë, poetin Ndoc Gjetja i cilësuar si poeti krisht, shkrimtarët e persekutuar nga diktatura Minush Jero dhe Shpëtim Myshketa etj.
Në ceremoninë përkujtimore erdhën shkrimtarë e poetë të njohur, por edhe ata që jetojnë jashtë vendit. Poetët kanë përkujtuar veprat e shkrimtarëve që janë larguar nga kjo jetë. Shkrimtarja Ilirjana Sulkuqi mbërriti nga SHBA- ja në këtë takim dhe u shpreh se kjo është një lidhje shpirtërore me poetët, që përcjellin nga një qyet në tjetrin vargjet e atyre poetëve qiellorë që nuk janë më midis nesh. “Ne poetët tokësorë kemi fluturuar në vargjet e poetëve qiellorë. Mesazhi që përcjellim është “Paqe dhe dashuri për të qënë të bukur tek fjala, për ta bërë fjalën të bukur, e për ta bërë jetën sa më të bukur”.
K.H.





