Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është kapur “mat” nga paparacët, duke u përpjekur dëshpërimisht për ta ngushëlluar të dashurën, Mandy Capristo, pasi ajo ka lënë një klub nate në Londër e mbytur në lot. Mesut Ozil shkoi për të festuar fitoren ndaj Chelsea, në “Emirates”, por nuk i rezultoi sikurse kishte planifikuar. Së pari, kanë qenë tifozët e Chelsea, që kanë nisur breshërinë e sulmeve online mbi ndëshkuesin e Thibaut Courtois, që vulosi fitoren 3-0 të Arsenalit. Megjithatë, nënshkrimi rekord i “topçinjve” është fotografuar në mes të rrugës, brenda në makinë, duke u përpjekur për të ngushëlluar të dashurën e tij. Çifti ishte në piknik, së bashku, por në mënyrë të qartë nuk ishte nata që kishin pritur në lokalin e natës, ku shkuan në mbrëmje, prej të cilit kanë dalë shumë të mërzitur, veçaërisht Mandy Capristo. E dashura e Ozil nuk ishte në disponim për ta vazhduar natën argëtuese në lokal, ndaj të dy kanë përfunduar në makinën e drejtuar nga turko-gjermani. Nuk kuptohet shkaku i lëndimit, deri në përlotje, i Mandy Capristo, por pas kësaj, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, do të jetë i prirur për ta mbajtur jetën private të yllit të tij larg nga fusha e futbollit. Kontrata e Ozilit është për rinegocim dhe “incidentet” jashtë fushe mund të ndikojnë në vendimin e tij për të nënshkruar një marrëveshje të re. Wenger është i prirur për ta mbajtur Ozil edhe në të ardhmen te “Gunners”, sidomos tani, që skuadra e tij është kthyer të konkurrojë për trofe të mëdhenj. Arsenali do të përballet me FC Bazel, të mërkurën, për të marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, këtë sezon, ndërsa Wenger, ndoshta do të jetë i shqetësuar duke parë këtë foto të Ozil, natën vonë.
Ozil “kapet mat”, pse e bëri të dashurën të qajë?!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Humb jetën 27-vjeçari në Kamëz, e zuri korrenti teksa po rregullonte një depozitë uji
“Veliaj do t’i ushtroje vetë kompetencat e kryebashkiakut, t’i krijohen kushtet”, avokati Ndreca: Pse e shkarkoi Ristanin, Tirana më e pistë dhe pa ujë
Avokatët e njohur braktisin D4vd, këngëtari përballet me akuza të rënda për vrasjen e 14-vjeçares
Bushati: Edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria nuk e jep dorëheqjen





