Kombëtarja shqiptare pritet të pësojë ndryshime për dy ndeshjet e tetorit, ato përballë Lihtenshtajnit dhe Spanjës. Mosaktivizimi i disa kuqezinjve në skuadrat ku ata luajnë, përballë formës së mirë që po kalojnë disa të tjerë, të cilët janë pjesë e “Shpresave” (U-21) apo janë grumbulluar shumë rrallë me kombëtaren A, duket se ka ndikuar te trajneri Gianni De Biasi, i cili pritet të bëjë rotacion në skuadër. Sinjalin e parë e dha trajneri i kampionëve korçarë, Agostinelli, i cili pas fitores me Luftëtarin pohoi se Liridon Latifi është ftuar nga De Biasi për dy ndeshjet e ardhshme. Përveç mesfushorit nga Prishtina, në Lihtenshtajn priten dhe të rinj të tjerë. Endri Çekiçi dhe Eros Grezda, që luajnë me Lokomotivën e Zagrebit, mund të jenë nën urdhrat e italianit për ndeshjet e tetorit. Të dy luajnë rregullisht te skuadra kroate, ndërkohë që Grezda shënoi 2 gola brenda 4 ditëve për Lokomotivën, një në kampionat dhe një në kupë. Jashtë fokusit të De Biasit nuk mund të mbetet sulmuesi Azdren Llullaku, i cili është aktualisht golashënuesi më i mirë i Ligës së parë rumune. 28-vjeçari, i cili ka lindur në Istog dhe është pajisur me pasaportë shqiptare në vitin 2013, luan me Gaz Metan dhe deri tani ka shënuar 8 gola. Llukaku është grumbulluar një herë për sfidën e 7 qershorit me Norvegjinë, por nuk ka luajtur asnjë minutë me kuqezinjtë.Ende nuk dihet nëse De Biasi do t’i bëjë një vend në “23-she” dy shqiptarëve të Serie A, portierit Thomas Strakosha dhe sulmuesit Rey Manaj. I pari bëri paraqitje mjaft të mira ndaj Milanit dhe Empolit, ndërsa i dyti shënoi golin e barazimit për Peskarën në sfidën ndaj Xhenoas.
De Biasi ndryshon formacion. Jashtë Gashi, afrohen të rinj
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U refuzua në garën e PD, Ervin Salianji: Partia po trajtohet si pronë personale
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për shkak të përplasjes për Iranin
11 lloje kanceri në rritje tek të rinjtë, shkencëtarët “në kërkim” të shkaqeve
Trump heq tarifat dhe kufizimet për Uiskin: Mbretëresha dhe Mbreti më bindën





