Sëmundja e diabetit po rritet me hapa galopantë në popullatën e Durrësit. 37 raste të reja janë zbuluar në muajin gusht, dhe nga muaji në muaj numri i personave që mbartin këtë sëmundje rritet. Mjekja specialiste endrokrinologe Manjola Carcani, në një prononcim për “DurrësLajm”, deklaroi se problemi më i madh është tek obeziteti i fëmijëve, që kanë predispozitë që të vuajnë nga sëmundja e diabetit në të ardhmen.

Duke renditur shkaqet e kësaj sëmundjeje me përmasa të mëdha në popullatë, mjekja specialiste thotë se “kequshqyerja, përdorimi i tepërt i ushqimeve të shpejta, me yndyrë të lartë dhe sheqer, mungesa e aktivitetit fizik te fëmijët dhe të rriturit, janë shkaqet kryesore, së bashku me trashëgiminë, në përhapjen me ritme të shpejta të diabetit në popullatë”.

Shumë qytetarë nuk e dinë që vuajnë nga kjo sëmundje, e cila nëse nuk kurohet e të mbahet nën kontroll, ka pasoja të rënda e fatale për jetën. “Nga depistimi i popullatës nëpërmjet Chek up-it janë zbuluar shumë raste të reja. Mjafton një analizë e thjeshtë që të gjithë qytetarët duhet ta bëjnë për të parë nëse janë prekur apo jo nga kjo sëmundje”, nënvizoi mjekja.

Ndjekim intervistën.

K.H.