Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka reaguar ndaj një statusi në Facebook të aktivistit të lëvizjes “LGBT”, Kristi Pinderi. Ky i fundit e quajti zonjën Doda prostitutë politike. Ndërsa Doda ka shpërthyer, duke i kujtuar jo vetëm fondet që ka marrë për shoqatën, por edhe i drejtohet edhe në aspektin person si njeri pa familje dhe pa gra rreth vetes. “O legen i vogël, ti je thjesht i mjerë”, janë disa nga etiketimet që ka përdorur deputetja në drejtim të tij.

Reagimi i plotë i Mesila Dodës:

Po shoh fyerje të rënda që Kristi Pinderi ka lëshuar në adresë time, sepse kam dalë kundër propozimit të legalizimit të prostitucionit…Ç’a të them o legen i vogël…?

Të ta kthej nga mamaja, nuk e ke dhe nuk dua të ngas ata që s’janë më, të shaj nga gruaja, nga e dashura as atë s’e ke… Ti je thjesht i mjerë, sepse nuk ke e s’ke për të pasur kurrë dashurinë e një gruaje afër vetes… Je një mjeran i vockël. Ty s’të them dot as ta mendosh si në shtëpinë tënde (se të vjen një ditë fëmija e të thotë kam zgjedhur këtë profesionin e prostitutës meqë e futët brenda ligjit), se as këtë s’ke për ta pasur dot.

Sa për zgjedhjet e mia politike i kam bërë me ballin lart dhe duke shkuar kundër çdo korrenti të forcës, o legen. Nuk kam përfituar kurrë as një gjysmë leku pa djersë e pa respektuar ligjin, në ndryshim me ty që majmesh me fonde të BE-së e fonde qeverie për diskriminim qe nuk e ke pasur kurrë. Ku janë fondet e strehës që more? Sa vetë strehuat që i përzuri familja? Me këto dhe të tjera do merrem shumë, po shumë seriozisht.

Tash edhe një fjalë për këto shoqatat e grave që preken dhe reagojnë, kur bëhet fjala për zonjat në politikë. Unë ja dal 100 herë, 1000 herë vetëm, po na e kurseni hipokrizinë kinse po mbroni të drejtat e grave e po ndihmoni praninë e tyre në politikë. Ky është reagim histerik dhe fyerje e një gruaje, e një nëne, vetëm se po guxon dhe një herë të shkojë kundër rrymës.