Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në një takim me fermerët në Divjakë, ku u premtoi shtim të investimeve për nxitje të prodhimit vendas.
Kreu i Qeverisë ka publikuar sot në rrjetet sociale disa foto, ku bie në sy një fakt: pantallonat, por edhe çorapet e tij të zeza. Mesa duket, kësaj here kryeministri Rama ka hequr dorë nga çorapet e kuqe, aq të preferuara pwr tw dhe të komentuara herë pas here.
Në të njëjtin ‘stil’ shfaqet edhe deputeti i Lushnjës, Erjon Braçe, ku duket i është ‘përveshur’ punës dhe ka dëgjuar nga afër shqetësimet e fermerëve.





