Arrestohet drejtuesi i një automjeti që shkaktoi përplasjen e një të mituri, i cili po lëvizte me biçikletë.
Policia ka vënë në pranga shtetasin Xhevair H., 26 vjeç, banues në Kavajë për ngjarjen e ndodhur në bulevardin “Josif Buda” në këtë qytet një ditë më parë.
Ai ishte duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, kur ka aksidentuar shtetasin e mitur L. M., 13 vjeç.
Raportohet se i mituri ndodhet në QSU nën kujdesin e mjekëve.





