Pak pas mesnate, është kapur në flagrancë me 3 qese me kanabis një i ri nga Durrësi.
Policia njofton se në pranga ra H. Latifi 20 vjeç, arrestimi i të cilit vjen në kuadër të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, automjeteve dhe personave.
20-vjeçari ishte pasagjer në makinën në pronësi të tij, mjetin tip “Volksvagen”, me targa AA 626 KG. Gjatë momentit kur u ndaluan nga policia, Latifi shoqërohej nga një shoku i tij, të cilin e kishte lënë në vend të shoferit, shtetasin E.F. 21 vjeç.
Pas kontrollit, në makinë u zbuluan 3 qese me kanabis sativa, dhe Latifi deklaroi se lënda narkotike ishte e tij.
Rasti është shënuar mbrëmë pak pas mesnate, rreth orës 00:30, në lagjen nr.1.





