Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e një personi nga Kruja për llogari të drejtësisë italiane.
Bëhet fjalë për Ilir (Lirim) Dobrozin, 30 vjeç, banues në Bushnesh të Krujës.
Interpol Roma, Itali, më datë 03.08.2016 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet nga Gjykata e Forlit, Itali, për veprat penale “Vjedhje,” “Vjedhje me dhunë” dhe “Grup kriminal”.
Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se maksimumi i dënimit për 30-vjeçarin shkon deri në 20 vjet burgim.





