Një studente ka nxjerrë në ankand online virgjërinë e saj që të mbledhë para mjaftueshëm për të studiuar jashtë shtetit.

Ariana, 20 vjeçe, nga Rusia, po e shet virgjërinë në një rrjet eskorte – me oferta që nisin nga 230 mijë dollarë.

“The Sun” raporton se megjithëse ajo kërkoi për rrugë të tjera për të fituar para, shitja e virgjërisë sipas saj, është mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për të.

“Shumë studente përballen me shumë probleme. Duhet të punosh që të paguash për edukimin tënd. Unë dua të shkoj në një vend tjetër për studimet e mia në mjekësi. Universiteti do të jetë shumë i shtrenjtë, po ashtu qiraja”, është shprehur Ariana.

20-vjeçarja thotë se prindërit e saj nuk e dinë se si ajo po i mbledh paratë, por shton se nuk e ka problem t’ia shpjegojë nëse ata e zbulojnë online.

Ajo shpreson se kushdo që do të fitojë ankandin, do të jetë i sjellshëm dhe i respektueshëm.