“Një omëletë gjigante” është bërë ditën e martë në një autostradë në Itali për shkak të një shqiptari.
Një maune e ngarkuar me vezë u përplas me mjet tjetër, duke shkaktuar thyerje masive e për pasojë derdhjen e qindra vezëve në rrugë.
Për arsye ende të panjohura, kamioni i drejtuar nga një 37-vjeçar u përplas me një kamion tjetër të drejtuar nga një italian 54-vjeçar nga Peruxhia. Italiani u plagos rëndë, ndërsa shqiptari shpëtoi paq.
Thyerja e vezëve ka shkaktuar bllokim in e rrugës dhe u desh ndërhyrja e kompanive të pastrimit për të bërë rrugën të kalueshme pas disa orësh.





