Një fund tragjik për një vogëlush 4-vjeçar që ka gjetur vdekjen në një supermarket në Hamburg, Gjermani, ndërsa ishte së bashkë me babanë e tij.

Vogëlushi humbi jetën pasi e zuri korenti. Jonathan ishte mbështetur në një pjesë metalike afër kasës në momentin e tragjedisë.

Kur e zuri korenti 4 vjeçari u përplas me kasën e supermarketit dhe me gjithë tentativën e të atit për ta shpëtuar vogëlushi humbi jetën në vend.

Edhe babanë e tij e zuri korenti, por fatmirësisht në formë më të lehtë.

Kasa e supermarketit është sekuestruar nga policia për të bërë verifikimet e nevojshme dhe nxjerrë përgjegjësit për këtë rast fatal.