Mbrëmjen e 30 shtatorit një Hënë e Zezë do shfaqet në qiell dhe kjo gjë ka nxitur lindjen e konspiracioneve të ndryshme që e lidhin këtë fenomen me apokalipsin.
Fenomeni që ndodh çdo 32 muaj shkaktohet kur Hëna qëndron për pak minuta nën hijen e Tokës duke u shndërruar kështu në një masë të errët. Megjithatë e veçanta e kësaj here qëndron se Hëna e Zezë vjen pas eklipsit diellor që ndodhi më 1 shtator dhe që errësoi Diellin.
Dy ngjarjet kanë ndodhur kaq pranë njëra-tjetrës sa teoriecienë të ndryshëm kanë nisur të mendojnë që kjo është një shenjë që paralajmëron fundin e botës. Individë sidomos të fesë së krishterë kanë shkruar se një gjë e tillë është ilustruar dhe në Bibël, kur theksohet se dita e fundit e njerëzimit vjen atë herë kur “Hëna do shndërrohet në e kuqe si gjaku…dhe më pas e zezë”.
E megjithatë kjo lidhje e Hënës së Zezë të 30 shtatorit me fundin e botës, sipas shkencëtarëve, është e pakuptimtë. “Asgjë për t’u shqetësuar” thekson “Daily Star”.





