Këto ditë kur debati publik dhe ai politik për importin e mbetjeve është më i ndezur se kurrë, një denoncim vjen për lidhjen e segmenteve shtetërore me këtë biznes fitimprurës.
Në faqen Nisma #Thurje është publikuar një denoncim në formë anonime që zbulon lidhjet farefisnore mes drejtorit të portit të Durrësit, Gazmend Shalsi me nismëtarin e ligjit për mbetjet, deputetin Eduard Shalsi.
Sipas denoncuesit, kryeministri Rama deklaroi se importi i mbetjeve do të nisë nga porti i Durrësit, pasi pikërisht në portin më të madh në vend ekzistojnë të gjitha lidhjet për mbarëvajtjen e kësaj afere.
“KM Rama deklaroi se importi i “mbetjeve” do të filloje nga porti i Durrësit. Pra skema është e qartë, drejtor i Autoritetit Portual në Durrës është Gazmend Shalësi, cujni i xhajës i Shalesit që propozon importin e plehrave, ish manaxher i Shqiponjës se PD që bënte kontrabandë nafte në Kohen e PD 1995 dhe ish drejtor i Petroliferës ndotëse permanente e mjedisit në Vlorë. Anonim ju lutem se ikim nga puna”thuhet në denoncimin e “portualit dixhital”.





