Një grua është përballur me një pamje shokuese, kur është kthyer në shtëpinë e saj në Tennessee, pasi ka kaluar fundjavën jashtë.
Ajo është habitur kur ka parë derën e jashtme gjysmë të hapur e më pas kur është futur në shtëpi ka kapur çiftin e hajdutëve të zhveshur duke bërë seks në divanin e saj.
Ata i kanë vjedhur asaj bizhuteri, rroba e jo vetëm.
Edhe pse është përpjekur t’i kapë, ata janë larguar me vrap mirëpo policia ka mundur të identifikojë mashkullin dhe e ka arrestuar atë.
Pronarja e shtëpisë shprehet se tani nuk ndihet aspak mirë në atë shtëpi ndaj dhe e ka nxjerrë në shitje.
Sipas saj, gjendja e shtëpisë ishte e mjerueshme kur ajo është kthyer aty.





