Është zbardhur dëshmia e djalit të ish-deputetit Ndue Kola, i cili të dielën aksidentoi një furgon policie, ku mbeti i vdekur një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë.

Arnold Kola ka folur para prokurorëve për aksidentin tragjik, që i mori jetën policit Ervin Haxhia.

Ai ka treguar të gjithë dinamikën e angjarjes para prokurorëve.

“Isha në Shkodër, ku piva nja dy gota me një mik”, mësohet të ketë thënë Arnold Kola. “Më pas u nisa për në Tiranë dhe kam ecur shpejt.

Në Kamëz tentova të parakalojë një automjet duke dalë në krahun e djathtë dhe aty godita në cep furgonin e Policisë.

Makina ime u përmbys dhe furgoni u përplas me një veturë tjetër”, tha ai. Më tej Kola ka pranuar se faji ishte i tiji për aksidentin.

Megjithatë ka dyshime të forta se Kola nuk tregon të vërtetën, në lidhje me parakalimin. Edhe vendi i aksidentit nuk përputhet me ato që thotë Kola.