Futbolli shqiptar me gazin në maksimum. Kukësi nis mbrojtjen e Kupës së Shqipërisë, trofe që arriti ta fitonte sezonin e shkuar pas finales spektakolare kundër Laçit. Trofeu i dytë më i rëndësishëm në vend debuton ditën e mërkurë me sfidat e para të edicionit 2016-2017. Disa ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit përcaktoi datat dhe kalendarin e ruandit të parë të këtij kompeticioni. Ndeshjet e para të turit të 1/16-ave do të luhen në datën 28 Shtator ndërsa ato të kthimit, një javë më pas në datën 5 Tetor. Ashtu sic e parashikon edhe renditja e sezonit të kaluar të kategorisë Superiore, Kukësi mbajtësi në fuqi i trofeut, do ta nisë aventurën me sfidën ndaj Tomorit të Beratit. Verilindorët bëjnë pjesë në grupin A, ashtu si edhe Skëndërbeu që udhëton drejt Sarandës për të matur forcat me Butrintin. kundërshtarin e ruandit të parë. Partizani që është pozicionuar në grupin B, do të përballet me Kevitanin, Tirana do të sfidojë Sopotin e Librazhdit, ndërsa Laci do të përballet me Turbinën e Cërrikut. Të lehtë pritet ta ketë edhe Teuta ndaj Shënkollit ndërsa nuk mendohet të hasë vështirësi as Vllaznia ndaj Mamurrasit. Më të vështirë nga skuadrat e Superiores duket se do ta ketë Luftëtari për të kaluar turin e parë sepse gjirokastritët do të ndeshen me Elbasanin. Flamurtari sfidon Ilirinë ndërsa Korabi, Kamzën. Përsa i përket ndeshjeve të tjera pritet me interes derbi i Myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushnjes apo dueli Dinamo-Pogradeci. Të gjitha skuadrat e kategorisë Superiore ndeshjet e para të këtij ruandi do t’i zhvillojnë në transfertë ndërsa ato të kthimit në shtëpi. Të gjitha takimet do të luhen të mërkurën në orën 16:00.
Kupa zbret në fushë protagonistët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U refuzua në garën e PD, Ervin Salianji: Partia po trajtohet si pronë personale
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për shkak të përplasjes për Iranin
11 lloje kanceri në rritje tek të rinjtë, shkencëtarët “në kërkim” të shkaqeve
Trump heq tarifat dhe kufizimet për Uiskin: Mbretëresha dhe Mbreti më bindën





