Gjykata Administrative ka shfuqizuar 5 gjoba, nga 7 në total, që Bashkia e Tiranës i vendosi Partisë Demokratike, pas protestës së 8 dhjetorit, për dëmet e shkaktuara nga protestuesit, të cilët i vunë flakën bunkerit-muze prapa Ministrisë së Brendshme.

Gjykata ka lënë në fuqi vetëm 2 gjoba ndaj PD-së, në vlerë 20 mijë lekë të rinj, për ndotje të ambientit nga protestuesit.
Sipas Gjykatës Administrative, 5 gjobat ndaj Partisë Demokratike janë të paligjshme dhe si rezultat është shfuqizuar.

Pas protestës së 8 dhjetorit, Bashkia e Tiranës përllogariti dëmet në plot 163 milionë lekë të vjetër dhe i dërgoi fletën e gjobës Partisë Demokratike, e cila refuzoi ta paguante dhe duke iu drejtuar gjykatës.

Pasi mori në dorë gjobën e Erjon Veliajt, kryetari i PD-së Lulzim Basha u përgjigj me ironi se do t'i çonte “një kastravec 163 cm të gjatë”.