Dihet se Jennifer Lopez dhe Bleona Qerretin i bashkon muzika, por këngëtaret seksi kanë edhe diçka tjetër të përbashkët.
Por këtë herë nuk bëhet fjalë për muzikën por për veshjen. Diva e muzikës Jennifer Lopez është idhull dhe frymëzim për vajzat, sidomos për ato të ekranit. Duket se të njëjtat shije në veshje me J.Lo ndan edhe këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti. Në fustanin e veshur në spotin që ka realizuar me Ermal Mamaqin, ajo duket kokë e këmbë si Jennifer. Nuk është hera e parë që Bleona kopjon në veshje divën botërore. Në fakt stilisti i J.Lo, Chabel Zoe Couture, është edhe i preferuari i Bleonës. Ky duhet të jetë shpjegimi që dy këngëtaret ndajnë të njëjtat ‘shije’.





