Politikani dhe botuesi i njohur Koço Kokëdhima, çdo fundjavë i dërgon një buqetë me lule vajzës së tij, Besës.
Në një postim në Instagram, këngëtarja falënderoi publikisht babanë, teksa publikoi një prej buqetave të shumta të luleve që ai i dërgon, dhe shkroi se ai i ka dhënë shembullin sesi çdo burrë duhet ta trajtojë një grua.
“Babai më dërgon çdo javë një buqetë lulesh për të më treguar sa më do, dhe si duhet të presë të trajtohet në grua. Faleminderit! Të dua babi!”
Javën e shkuar familja Kokëdhima u bashkua në festën e fejesës së Borës, motrës së dytë. Edhe Bora ka treguar prej kohësh lidhjen e veçantë që ka me babanë.





