Policia e Peqinit ka arrestuar në spital, një shofer që shkaktoi aksident me makinën e tij. U arrestua Valter Garunja, 32 vjeç nga fshati Çopanaj.
Garunja ishte bashkë me gruan e tij 22 vjeçe, kur në gjendje të dehur drejtonte makinën e vet “Audi” me targa TR 6510 N dhe në aksin rrugor Peqin-Elbasan, doli nga rruga duke lënduar veten dhe gruan.
Policia tha se si pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, shtetasja N.G., 22 vjeçe. Të dy shtetasit, u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.





