Një shtetas 76- vjeçar, ka gjetur vdekjen, pasi është aksidentuar nga një automjet. Për pasojë H.A., banues në Qerret, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Ngjarja ka ndodhur më datë 24.09.2016, rreth orës 19:00, në afërsi të kryqëzimit të rrugës Fllakë- fshati Rinia.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit" parashikuar në nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.





