Nuk janë të pakta rastet kur shumë qytetarë apo edhe turistë pengohen e rrëzohen në sheshin qëndror të qytetit. Janë kryesisht të moshuarit, që nuk kanë parashikuar shumë ndërprerje në formë shkallësh të këtij sheshi. Rasti më i freskët ishte i një turisteje maqedonase që lëvizte në grup dhe është rrëzuar aty ku sheshi ndërpritet.   

Sheshi që vjen në formën e një pedonaleje, në sipërfaqjen e tij ka mjaft ndërhyrje në formë shkallaresh dhe sidomos turistët mund të rrëzohen për shkak të tyre. Operatori ynë ka fiksuar rastet kur turistët e huaj nuk  kanë parashikuar shkallët, që prej rrugës nisin në lartësi të ulët me ngritje deri në pjesën e shatërvanit.

Ndjekim videon e xhiruar nga operatori ynë.

K.H.