Duket se dikush e ka zemëruar shumë këngëtaren Anxhela Peristeri. Ajo është shprehur e irrituar në një postim në rrjetet sociale ku ka shpërthyer në akuza dhe fyerje ndaj tij. Ndonëse nuk ka zbuluar se kujt i drejtohet konkretisht, Anxhela flet për një njeri, që sipas saj është me dy fytyra, që shtiret dhe ‘lëpihet’.
“E tmerrshme çfarë njerëzish ekzistojnë! Më besoni që nuk kam pasur as kohën, as dëshirën më të vogël për t’u marrë me jetën e tyre të ‘ndyrë’, po tani u mbush kupa! Po e shkruaj këtë status (për herë të parë, se nuk jam tipi që merrem me statuse të tilla) për t’i thënë këtij njeriut që të gjitha gjërat merren vesh. Gjithsesi unë të fal dhe të falënderoj që të paktën e shqipton mirë emrin tim. Mbrapa krahëve të mi mund të thuash ç’të duash, madje të lejoj edhe të më vrasësh! E keqja e njerëzve me dy fytyra është që, njërën e përdorin për shtirje e tjetrën për lëpirje”, – shkruan këngëtarja.





