Vazhdon ecuria perfekte e Bayern Munich dhe Carlo Ancelotti-t në këtë sezon. Bavarezët, në fakt, ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Hamburg-un në transfertë. Nuk ka qenë një fitore aspak e lehtë e bavarezëve, të cilët kanë gjetur golin e fitores vetëm dy minuta para fundit të ndeshjes. Pas këtij rezultati, kampionët në fuqi të Gjermanisë kryesojnë kampionatin me 15 pikë pas pesë javësh, ndërsa Hamburg ka regjistruar humbjen e katërt radhazi dhe mban vendin e 16-të në renditje me 1 pikë. Rasti i parë i ndeshjes ka ardhur tri minuta pas fillimit të takimit dhe është krijuar nga vendasit, që kanë shkuar afër golit me Bahoui, goditja e të cilit nga brenda zonës së rreptësisë ka qenë në mesin e kuadratit dhe është ndalur pa probleme nga portieri Neuer. Bavarezët janë kundërpërgjigjur në minutën e 18-të me Lewandwoski-n, goditja me kokë e të cilit ka përfunduar pak sipër traversës. Dy minuta para fundit të pjesës së parë Coma ka pasur mundësinë të kalojë në avantazh miqtë, por gjuajtja e tij ka qenë e lehtë, teksa Adler ka kontrolluar pa vështirësi topin. Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 58-të, tentativa e Lewandowski-t është ndalur nga portieri i vendasve. Disa minuta më vonë sulmuesi i bavarezëve ka kërkuar një penallti, por arbitri nuk ka qenë dakord duke lejuar vazhdimin e lojës. Dominimi i kampionëve në fuqi të Gjermanisë ka qenë total, por lojtarët e Ancelotti-t nuk kanë arritur të finalizojnë siç duhet rastet e shumta të krijuara. Një pjesë e meritës për këtë i shkon mbrojtjes së Hamburg-ut dhe kryesisht portierit Adler, i cili ka bërë dy pritje vendimtare të njëpasnjëshme ndaj Muller dhe Lewandowski-t në minutat 79-të dhe 80-të. Por numri 1 i Hamburg nuk ka pasur mundësi të bëjë asgjë në minutën e 88-të kur Kimmich ka dërguar topin në rrjetë me portën e boshatisur, pas një asisti perfekt nga Ribery.
Kimich hero, Bayern fiton në fund me Hamburg
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“700 lekë për plazhet publike”, reagon kryebashkiakja e Vlorës Mersini: 15 mijë metra hapësirë është falas, vendoset tavan për çmimet
Kapet në Igumenicë kamioni me gjysmë toni drogë “Skunk”, vinte nga Spanja! Nuhatja e “Vladit” zbuloi mallin, destinacion ishte…
Trump refuzon të veshë jelekun antiplumb për daljet publike: Nuk më pëlqen të dukem 9 kilogramë më i shëndoshë
Automjeti përplas të moshuarin, detajet





