Një qytetar i ka nxjerrë bojën një polici, duke publikuar një foto të bërë disa ditë më parë në Tiranë, ku efektivi duket se është në shkelje të ligjit. Qytetari që ka bërë foton, ka qenë duke drejtuar një motor nëpër rrugët e kryeqytetit, por befas, kur ka ndaluar në semafor ka parë se një motor me dy policë ka qenë përpara tij. Ai ka vënë re një detaj: polici i ulur pas, ka qenë pa kaskë, në kundërshitm me ligjin. E pra mesa duket policët në Shqipëri vazhdojnë të jenë me dy standarte: “Bëj si them unë, por mos bëj siç bëj unë”.