Nuk është akoma mbreti i Manchester United, titull që mbahet akoma nga Eric Cantona, por për shumat e mëdha që fiton mund të konsiderohet një fisnik. Rroga e tij javore prej 325 mijë euro, e bën atë një nga më të paguarit te “Djajtë e Kuq”. Pavarësisht nga kjo, edhe sulmuesi suedez ka disa probleme me paratë. Siç ka bërë të ditur “L’Equipe”, Ibra ka një borxh me Paris Saint-Germain, ish-skuadra e tij, që nga koha e transferimit nga Milan-i te klubi francez, në 2012-ën. Në fakt, Ibrahimovic duhej të paguante disa taksa në Itali dhe kjo shlyerje është bërë nga PSG që ka derdhur shumën në vend të Zlatan, i cili ka rënë dakord që t’ia kthejë këto para klubit. Por gjatë katër viteve të kaluara në Paris suedezi nuk e ka shlyer kurrë këtë borxh dhe për këtë arsye klubi i presidentit Al-Khelaifi ka vendosur të mbajë një pjesë të rrogës së fundit të lojtarit para transferimit të tij tek United. Edhe mes pasanikëve të futbollit ka nga ata që nuk duan të paguajnë…
Ibrahimovic, pasaniku që nuk paguan borxhet
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zyrtari ukrainas për sanksionet mbërrin në Uashington teksa ligji për Rusinë përballet me pengesa
Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’
Dy burrat humbën jetën pasi i zuri korrenti, banorët në Vaun e Dejës protestojnë: Ambulanca erdhi për 1 orë e 30 minuta
“Na pëlqen të shkojmë mirë me të gjithë”/ Trump sfidon evropianët dhe mirëpret delegacionin rus në takimin e G20





