Shtypi italian bën të ditur se, të premten, më 23 shtator 2014, vdiq në moshën 66 vjeçare profesorja Sara Santoro, arkeologe dhe pedagoge e shquar italiane me emër ndërkombëtar. Ngjarja e hidhur ka ndodhur në Chieti, ku ishte profesore e arkeologjisë dhe historisë së artit grek dhe romak në Universitetin "G. d'Annunzio”. Me origjinë nga Seregno, pas diplomimit në Bolonja, nga viti 1997 deri në vitin 2009, ka qenë një profesore e asociuar e arkeologjisë dhe historisë së artit grek dhe romak dhe arkeologjisë të provincës romake dhe metodologjisë së kërkimeve arkeologjike, Universiteti i Parmës.
“Universiteti i Parmës shpreh emocion të thellë për vdekjen e papritur të Prof. Sara Santoro. Universiteti e kujton si pedagoge të dashur dhe të respektuar"”.
Anëtare themeluese e shoqatës italiane për studimin dhe konservimin e mozaikëve, studiuese e shkëlqyer dhe autore e disa teksteve, ka drejtuar gërmimin e Castelraimondo del Friuli, një vendbanim i fortifikuar i zhvilluar mes historisë së hershme dhe mesjetës së hershme në Friuli, duke realizuar një park arkeologjik-kulturor në kuadrin e një projekti evropian Interreg II dhe Interreg III Italia-Austria, ka qenë përgjegjëse shkencore operative projektit "insula del Centenario" në Pompei, e Universitetit të Bolonjës dhe nga viti 2001 deri 2004 përgjegjëse shkencore e projektit "Durrësi" të Universitetit të Parmës, në bashkëpunim me OKB-UNOPS dhe Muzeun arkeologjik të Durrësit, për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike të qytetit të Durrësit. Nga viti 2004 ishte drejtore e misionit italian arkeologjik në Durrës e Universitetit të Parmës, pastaj të Universitetit Chieti-Pescara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dhe bashkëdrejtore e gërmimeve të zonës qendrore të ngulimit antik (vicus) të Bliesbruck-Reinheim (Francë), në “Parc Archéologique Européen de Bliesbruck-Reinheim”.





