Sot në mbrëmje në televizionin Klan, starton emisioni i Ermal Mamaqit “Xing me Ermalin”. I ftuar do të jet ish- kryeministri Sali Berisha, për të cilin Ermali ka pregatitur disa pyetje plot humor.

Në promon e transmetuar tashmë, ai i drejton disa pyetje Berishës që kanë të bëjnë edhe me kundërshtarët e tij politikë dhe me ish-aleatët. Një ndër to është ajo për Ilir Metën.

Ermali e ka pyetur nëse e ka puthur ndonjëherë atë, por ja si përgjigjet Berisha: “Burrat si rregull nuk puthen, por ka edhe përjashtime.

Këto janë disa pyetje të tjera pikante të cilave Berisha do t’i japë përgjigje për publikun mbrëmjen e sotme:

PYETJE NGA POLITIKA

 Sikur ta kesh edhe një herë Shqipërinë në dorë, cila do të ishte gjëja e parë që do bëje?

– Baci Sali ç’ndodhi me Lazaratin?

– Nga 1 deri në 10, sa mendon se do t’i kesh mundësitë që të fitosh prapë?

– Zoti Sali vetëm Lulin hiqe nga posti se la nam, është kot fare.

– Doktor … a do e shëronit Edin po t’i binte infarkt në Parlament?

– A ju ka zhgënjyer ndonjëherë Qytetari Dixhital?

– Çfarë mendoni për hyrjen e Nard Ndokës në “Dance with me”.

– Pse ngele t’u tregu fushat e hashashit. Lëri të punojnë njerëzit se janë fukarenj (Rama dhe shokët e tij) .

PYETJE PRIVATE

– Ke marrë ndonjë lekë që ke ardhë këtu tek Ermali?

– A kishe bo bashkëpunim me Noizy-n?

– Sa femna ke pas?

– Si i ke qejf pjeshkat, me push apo pa push?

– A shef filma erotikë?

– A keni njohje me Stresin, reperin nga Tropoja?

– A jeni futur ndonjëherë ne kazino, loto apo sexshop?

– Pse nuk e bën operacion hundën si Eni Koçi?

– Sa femra keni pëlqyer gjatë jetes suaj?

– Si i keni marrëdhëniet me Arminën?

– Ku e gjen gjithë atë energji? Çfarë pi? Nëse nuk pi, je i sigurt që nuk pi?

– O Sali, o vëlla, hajde prapë se bëmë shaka!