Një 53-vjeçar ka tentuar t’i vërë flakën vetes pranë Ambasadës Amerikane. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e “Elbasanit”.
Shtetasi me inicialet F. S., banues në kryeqytet, ka lyer trupin me benzinë, ndërsa është parandaluar në kohë nga forcat policore të Komisariatit Nr. 1.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Ndërkohë policia është duke marrë në pyetje 53-vjeçarin në lidhje me shkaqet që e çuan atë të ndërmarrë këtë veprim ekstrem.





