Kukësi – Teuta 3-0

Shënues: Pejiç 57’, 81’, Greca 89’

Kukësi: Koliçi, Memini, Alla, Pashaj, Hallaçi, Dvornekoviç (Greca 73′), Hasani (Lena 76′), Musolli, Zhan Karioka, Emini (Rangel 60′), Pejiç. Trajner: Ernest Gjoka

Teuta: Moçka, Kotobelli, Shkalla, R. Hoxha (Rashica 61’), E. Hoxha, Hila, Musta, Çmajcanin, Gripshi, Çyrbja, Bangal (Magani 76′). Trajner: Çezare Bexhi

Gjyqtar: Kridens Meta

Kartonë të verdhë: Rangel / E. Hoxha, Cmajcanin

Kukësi nuk ka falur në javën e dytë, duke marrë një fitore të pastër ndaj Teutës, me rezultatin 3-0. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Në fakt, rezultati u zhbllokua vetëm me anë të një penalltie, e cila u kontestua gjatë nga pala durrsake, ku pati edhe dy kartonë të verdhë. Megjithatë, gjyqtari Meta ishte i bindur për 11-metërshin dhe Pejiç tregohet i saktë, duke gjetur cepin e portës. Më pas Pejiç shënon edhe një tjetër gol dhe në fund Emini vulos shifrat në 3-0. Tashmë Kukësi ka 4 pikë, ndërsa Teuta 1 pikë, atë të marrë në javën e parë ndaj Tiranës. Durrsakët nuk kanë shënuar asnjë gol në dy javët e para. Pjesa e parë – Kukësi e ka nisur menjëherë në sulm, po ku për paaftësi të sulmuesve, qoftë edhe për meritë të durrsakëve, verilindorët nuk kanë rrezikuar asnjëherë seriozisht portën e Teutës. Më i rrezikshmi në zonën e miqve ka qenë Pejiç, që në minutat e para ka qenë rreziku konstant. Pavarësisht se kuksianët kanë dominuar në lojë, madje deri në 70 përqind të mbajtjes së topit, goli ka munguar në 45 minutat e para. Pjesa e dytë- Kukësi e nis aty e ku e la, pra në sulm. Por edhe Teuta nuk qëndron pasive, kërkon ta ndëshkojë në kundërsulm. Pikërisht kur u mendua se loja u balancua, Pejiç, në dyluftim me dy vetë në mbrojtjen durrsake, pengohet dhe Kridens Meta akordon penallti. Durrsakët kontestojnë jo pak këtë 11-metërsh, por gjithsesi kthehet në gol nga Pejiç, i cili zhbllokohet më në fund, por njëkohësisht zhbllokon edhe Kukësin, pasi ishte goli i parë në kampionatin e ri. Më pas sikur bie ritmi i lojës bie, pasi Kukësi disi tempin, duke mos sulmuar me forca të shumta. Në fundin e takimit, kur skuadra durrsake po kërkonte të paktën golin e barazimit, Pejiç bën një galopim, u ikën dy mbrojtësve, pastaj edhe portierit, për të shënuar golin e dytë. Në limitin e ndeshjes ka një gol edhe Grecën, duke e mbyllur në 3-0 sfidën.