E- Bay është një nga faqet më të mëdha të blerjeve online. Por kësaj here një burrë nga nxjerrë në shitje gruan e tij. Megjithëse kjo ishte vetëm një shaka e Simon O’Kane, ai mbeti pa fjalë kur ofertat arritën shifra marramendëse.

Babai i dy fëmijëve nga Ëakefield, Yorkshire, postoi një foto të bashkëshortes Leandra, së bashku me arsyet pse donte ta shiste:

“Shes një grua! Jo e re, e përdorur, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes: kam mbaruar punë me të dhe mendoj se dikush tjetër atje jashtë e meriton më shumë se mua (Zot, të lutem, bëj që të jetë dikush).

Pikat e forta:
Trup i mirë dhe ka disa aftësi në kuzhinë.

Pikat e dobëta:
Bën një zhurmë që nuk ndalohet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta.
Si përfundim, jo një model i keq. Priten oferta ose shkëmbime me modele të reja. Pasi e keni blerë, nuk mund ta ktheni më… KURRË!”

33- vjeçarja u suprizua kur çmimi i ofruar shkoi £65,880 për dy ditë, aq sa për një makinë Jaguar, megjithëse donte ta vriste burrin e saj pasi zbuloi një ditë më vonë se kishte dalë në shitje.

“Të gjithë kolegët e mi e panë dhe filluan të talleshin. Jo vetëm që më nxorri në shitje por përdori një foto shumë të keqe”- tha Leandra për Daily Mail.