Emirjeta Xhelili, shqiptarja me shtetësi amerikane është akuzuar për krim të urrejtjes, pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë kur ajo ka sulmuar dy gra myslimane në Brooklyn.

Ajo sulmoi dy gratë myslimane të mbuluara, njëra prej tyre me një fëmijë 11-muajsh në krahë, ndërsa tjetra duke ecur me shoqen e saj, kanë thënë autoritetet amerikane.

Shqiptarja ka goditur me grusht në kokë njërën nga gratë, ndërsa tjetrën e ka shtyrë në tokë, duke u munduar ta zhvishte nga mbulesa fetare, të cilat edhe i ka ofenduar duke u thënë edhe: “Zhdukuni k…a”.

Ndërkohë në rrjetet sociale, ajo shpërndante mesazhe urrejtjeje. “Jeni me fat se keni ende pak kohë, sepse ditët i keni të numëruara”, shkruante në një status në rrjetet sociale 32-vjeçarja shqiptare.

Ajo u urdhërua që të vendoste si garanci 50,000 dollarë letra me vlerë ose 25.000 dollarë në cash. Xhelili përballet me akuza që përfshijnë sulme, kërcënime dhe rrezikimin e mirëqenies së një fëmije.