Balerina e club-eve të natës Kristjana Ibro, është sërish në telashe. Pasi përfundoi në pranga për vjedhjen e një telefoni në banesën e një 46-vjecari me të cilën kaloi natën, ka thyer masën e arrestit shtëpiak të vendosur nga gjykata.

E njohur ndryshe si ‘Kristjana Sexobeat”, ajo është kapur nga policia në flagrancë, teksa ishte jashtë shtëpisë, ndërkohë që sipas vendimit të gjykatës, duhet të rrinte në banesë.

Më datë 11.09.2016, ora 19:30, në rrugën “Nikolla Lena”, u kap në flagrancë, jashtë ambienteve të banesës së saj, shtetasja Kristiana Kastriot Ibro, e datëlindjes 04.01.1998, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendim Nr. 2203, datë 02.09.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, për veprën penale të “Vjedhjes”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.