Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në ditën e Kurban Bajramit në Turqi, duke lënë të plagosur rreth 48 persona.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një zonë në mes të godinës së Partisë në pushtet AK dhe godinës së Prefekturës së rrethit të Vanit.

Në zonë janë dërguar një numër i madh ambulancash, e ndërsa nga ana tjetër, ekipet e zjarrfikëses janë në vendngjarje për fikjen e zjarrit të shkaktuar nga shpërthimi.