Një vepër e shëmtuar në prag të ndeshjes së Hoffenheim (e diel ora 17:30). Njerëz të paidentifikuar kanë hedhur fekale dhe urinë drejt tifozëve të TSG.
Rreth pesë minuta pasi afërsisht 400 tifozë të Hoffenheim kishin hipur në anijen River Dream, për të udhëtuar drejt Mainz-it, teksa papritur kova të mëdha me pleh organik filluan të spërkateshin drejt tifozëve, të cilët ishin mbi kuvertë.
“Ishte diçka e shpifur,” shprehet heiko Walkenhorst, zëdhënësi i tifozëve. “Më e keqja ishte një nga kovat e cila ka rënë rreth një metër larg një tifozi. Shpresoj që mos të ketë qenë diçka e bërë me dashje, pasi tifozit iu rrezikua jeta. Kam parë dy njerëz që ja kanë mbathur vrapit, por nuk kam arritur t’i dalloj. Fati i tifozëve të TSG ishte se kishin marrë një bluzë tjetër, në mënyrë që të ndërronin rrobat e pista.”





