Një fëmijë që sapo ka mbushur një vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën në Itali, pasi një incident i rëndë i ndodhi një ditë më parë.

Ishte ora rreth 14:00, kur në një familje shqiptare në qytetin e Firences, fëmija ka rënë në një tenxhere me ujë të përvëluar, që ishte vënë për përgatitjen e drekës.

Sipas mediave italiane, fëmija i shpëtoi vëmendjes së prindërve dhe për një moment u pa sipër tenxheres me ujë të vluar.

“Babai shqiptar, një punëtor 40 vjeç, tregoi se foshnja kishte hyrë në kuzhinën ku po gatuhej dreka dhe kishte rënë në një prej tenxhereve që ishin duke zier”, shprehet policia.

Kjo e fundit ka nisur hetimet, ndërkohë që fëmija ndodhet në spital për mjekimin e nevojshëm.