Policia e Tepelenës ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, duke arrestuar një person dhe duke sekuestruar 10.7 kg kanabis sativa.
I arrestuari është Xheron Alikaj, 27 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Rruga e Bënçës”, me drejtim lëvizje për në qytetin e Tepelenës është konstatuar mjeti me targa AA 086 AK me drejtues mjeti shtetasin e mësipërm. Pas kontrollit të ushtruar, në pjesën e sediljeve të pasme u gjetën dhe u sekuestruan dy qese me ngjyrë të zezë me 10,7 kg kanabis sativa.





