Kandidatja për Presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton vuan nga pneumonia. Kështu ka deklaruar mjeku i saj pasi i ra të fikët në ceremoninë përkujtimore të 11 shtatorit.
Mjekja e saj Lisa Bardack tha se ajo u diagnostikua me pneumoni dhe tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Lisa Bardack tha se kandidatja për presidente është trajtuar me antibiotikë dhe është këshilluar që të pushojë.





