(Në foto, viktima)
Një shqiptar ka goditur për vdekje me thikë një shtetas italian.
Ngjarja ka ndodhur natën e kaluar rreth orës 23:30, kur ka humbur jetën 40-vjeçari Gennaro Mercadante, banues në Via Vittorio Veneto në Bresso.
Autori i dyshuar i vrasjes është shqiptari Bujar Mersini, 56 vjeç, i cili ka pranuar krimin.
Sipas hetimeve paraprake, motivi kryesor i këtij krimi është ai i xhelozisë. Shqiptari kishte pasur marrëdhënie me një rumune 31-vjeçare deri vitin e shkuar, e më pas ajo ishte ndarë për t’u lidhur me 40-vjeçarin.
Hetuesit gjetën një thikë kuzhine të fshehur në një gardh rreth 20 cm e mbuluar nga gjaku, që ishte përdorur për të goditur viktimën.
Mësohet se 40-vjeçari është goditur disa herë në zemër dhe ka ndërruar jetë në spital.
56-vjeçari shqiptar është gjetur jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa nuk ka bërë rezistencë kur është arrestuar, duke pranuar dhe autorësinë e krimit.





