Kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama, është në avantazh ndaj rivalit të tij demokrat Sherefedin Shehu.

Aktualishte janë numëruar 44 Qendra Votimi nga 118 gjithsej, dhe Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7373 vota, ndërsa Sherefedin Shehu i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet  5817 vota. E përkthyer në përqindje, deri tani Muharrem Rama ka marrë 55.90%, kundrejt 44.10 të rivalit demokrat Sherefedin Shehu.

E para që përfundoi procesin e numërimit ishte qendra e Selishtës, ku gjithsej kishin votuar 796 votues. Procesi i votimit përfundoi rreth orës 19:00 dhe vetëm pas mesnatës filloi procesi i numërimit.