Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet. Zjarri ka rënë pasi zonja e shtëpisë kishte lënë bombolën e gazit ndezur dhe kishte shkuar në market.
Si pasojë apartamenti në katin e tretë, të një pallati në zonën e Kopshtit Botanik, është shkrumbuar nga flakët.
Me të marrë njoftim 3 zjarrfikëse dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje.
Përveç flakëve të zjarrit është përhapur edhe tym, çka ka detyruar zjarrfikësit të evakuojnë banorët e pallatit. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, pasi në shtëpi nuk kishte njerëz.
Situata tashmë është normalizuar, por zjarri la pas dëme të konsiderueshme materiale.





