Apple ka zëvendësuar kufjet e zakonshme me tel me ato me wireless në shpikjen e saj më të fundit: iPhone 7. Të ashtuquajturat AirPods kanë zgjuar shumë interes tek njerëzit, ato janë të cilësisë së lartë, rezistente ndaj ujit, të lehta për t’u mbajtur dhe nuk kanë nevojë për tela.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, deklaroi gjatë prezantimit të iPhone 7 se këto kufje janë hapi i parë drejt të ardhmes së wireless-it.

Por, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se këto pajisje mund të kenë një ndikim shkatërrues në shëndetin e njeriut.

Të fuqizuar nga teknologjia e Bluetooth-it, AirPods transmetojnë valë me intensitet të ulët në vesh. Studimet tregojnë se me kalimin  kohës, këto valë dobësojnë barrierën ndërmjet gjakut dhe trurit, që është i rëndësishëm për të mbajtur larg toksinat kimike.

“Po luajmë me zjarrin”, tha dr. Joel Moskowitz, profesor tel Shkolla e Shëndetit Publik UC Berekely, për Daily Mail Online.

“Po vendosim afër trurit një pajisje që emeton valë. Është shumë e rrezikshme”.

Nuk është përcaktuar ende frekuenca ekzakte që këto kufje me Bluetooth emetojnë. Ndërkohë inxhinierët dhe drejtuesit e marketingut të Apple-it insistojnë se emetimet e valëve janë brenda rregullave të vendodura nga Komisioni Federal i Komunikacionit.

Dr. Leif Salford, një nga hulumtuesit shkencorë më të mëdhenj në botë në fushën e rrezatimit të telefonave celularë, thotë se celularët mund të jenë më të dëmshme nëse mbahen pak larg nga koka (kur flasim me zë të lartë) se sa kur e vendosim tek veshi (kur bëjmë ndonjë telefonatë)./shendeti.com.al/