Këngëtarja Bebe Rexha ka performuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet para publikut shqiptar. Ajo është mrekulluar nga pritja e ngrohtë dhe është emocionuar aq shumë saqë është përlotur në skenën e ngritur në Sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë.

 “Dua t’ju falenderoj shumë. Jam krenare që jam shqiptare. Faleminderit shumë shumë 1 milionë herë faleminderit”,- tha këngëtarja me famë botërore duke bërë dhe simbolin e shqiponjës.