Ky ritual që ndjekin banorët e Torajas në Indonezi, do t’ju tingëllojë i çuditshëm. Mos e besoni po deshët, por ata nxjerrin të afërmit e vdekur nga varri dhe i veshin me rroba të reja.
Ky është një ritual i lashtë që e ka domethënien tek respekti i vazhdueshëm për të dashurit e tyre.
Çdo tre vjet, fiset nga ishulli Sulavesi shvarrosin të vdekurit, i lajnë ata dhe i veshin rroba të reja. Më pas ata pozojnë si një fotografi familjare për festivalin e quajtur Ma’nene.
Rituali që përkthehet “Ceremonia e Pastrimit të Trupave”, ndiqet prej një shekulli.





