Një shtetas me probleme mendore ka mbajtur të mbyllur në shtëpi mamanë e tij për disa ditë, duke mos e lejuar atë të dilte nga banesa. Pas katër orësh negocimesh për dorëzimin e tij, policia bashkë me forcat RENEA ka mundur të arrestojë në flagrancë 47- vjeçarin Gëzim Mustafaj, banues në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Njoftimi i policisë:

“Arrestimi i tij është bërë pas marrjes së një telefonate ku dyshohej se, në Gosë, shtetasi i mësipërm ka kanosur dajën e tij shtetasin L.Z, vjeç 56, banues në Durrës.

Ky shtetas për disa ditë, nuk ka lejuar të dalë nga banesa nënën N.M, 76-vjeç, rezidente në Itali, nuk e linte të trajtohej me ushqim dhe ilaçe dhe gjendja e saj shëndetësore sa vinte dhe rëndohej.

Pas punës policore dhe negocimeve u arrit të neutralizohej dhe 47-vjeçari është dërguar tek Spitali Nr 5 Tiranë për mjekim më të specializuar”.