Nga 1 tetori, në dispozicion të pacientëve të rrethit të Durrësit Ministria e Shëndetësisë vë 9 autoambulanca në dispozicion, nga 4 të tilla që kanë përballuar të gjithë fluksin e verës.  

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, prezantoi riorganizimin e shërbimit të urgjencës në territor në prefekturën e Durrësit.

Nga katër ambulanca që kanë përballuar të gjithë fluksin e urgjencave në rrethin e Durrësit, duke përfshirë bashkinë Durrës e Shijak, numri i makinave të urgjencës do të jetë 9 të tilla, me përqendrim në disa pika të ndryshme të territorit, të monitoruara çdo lëvizje nga qendra kombëtare e urgjencave”, nënvizoi ministri.

“Riorganizimi i urgjencës është një prej pikave prioritare të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Beqaj.  

Aktualisht, 70 % e pacientëve që paraqiten në urgjencë vijnë me makinat e tyre private, pasi nuk presin derisa të vijë autoambulanca për të dërguar të sëmurin në urgjencë.

K.H.