Policia franceze ka arrestuar tre gra, pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist në stacionin qendror të trenit në Paris.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazanueve, pas gjetjes së një automjeti të mbushur me bombola gazi, në një rrugë dytësore pranë katedrales së Notredamit.

Zbulimi i automjetit tip “Peugeot” me 7 bombola gazi , 6 ndër të cilat të mbushura plot, e kanë shtuar frikën ndaj sulmeve terroriste në Francë ku atentatet e kryera nga militantët e shtetit islamik kanë shkaktuar deri më tani vdekjen e 230 personave, duke filluar nga janari i vitit 2015, në atentatin ndaj revistës satirike “Charli Hebdo”.